Elbasani kuq e zi, gjithçka gati për ndeshjen Shqipëri-Armeni (FOTO)

Mar 29, 2015 | 15:01
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow size=madhe]

Qyteti i Elbasanit sot eshte veshur Kuq e Zi dhe e gjithe vemendja e tifzerise, vendase, te huaj, eshte perqendruar aty. Duket se gjithcka eshte bere gati per te pritur ndeshjen e madhe qe luhet sot mes Shqiperise dhe Armenise.

Qindra qytetarë nga Elbasani, por jo vetëm, nga qytete të ndryshme si edhe nga Kosova kanë mbërritur në Elbasan për të parë ndeshjen e vlefshme për eleminatorët 2016.
Qyteti këtë të djelë është veshur kuq e zi, ndërsa në rrugë nuk mungojnë tregëtarë ambulantë që tregëtojnë suvenire të ndryshme patriotike në këtë ditë që siç shprehen vetë tifozët është një ditë e shënuar.
Ndërkohë trajneri, i cili vetëm një ditë më parë mund të quhet trajneri më i ri shqiptar, Gianni De Biasi, këtë mëngjes ka marrë pjesë në meshën e Kishës Shën Piu i X, me besimin se kjo ndeshje do ti sjellë fitoren e kërkuar nga aid he ekipi që drejton. Pasi ka marrë bekimin De Biasi i është drejtuar stadiumit për të diskutuar me lojëtarët përgatitjet e fundit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura