Ekzekutoi ish-vjehrrin, dëshmia e Altin Alukut në polici: U pendova për fejesën e prishur

May 20, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

“Dhëndëri” që vrau ish-vjehrrin në Kashar ka dëshmuar motovin e krimit. “E pranoj krimin. Qëllimi im nuk ishte që të vrisja njeri, e aq më pak të qëlloja ish-vjehrrën. Inatin e kisha me Lutfi Xhaferrin, pasi që kur është prishur fejesa më binte në qafë bashkë me kushërinjtë e tij. Unë desha t’i tremb, por ata më kapën automatikun dhe unë e shkrepa. Por jam penduar”.

Policia duke kerkuar autorin (majtas), Altin Aluku (djathtas)

Këto kanë qenë fjalët, me të cilat ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të grupit hetimor, 39-vjeçari Altin Aluku, i cili mëngjesin e së dielës ekzekutoi me breshëri kallashnikovi ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën.

Duke shpjeguar motivin e krimit, që për çështje milimetrash mund të ishte edhe i dyfishtë, Aluku ka përmendur krushqinë që ka pasur me familjen Xhaferri, pasi kishte qenë i fejuar me një prej vajzat e viktimës.

Ndërsa, gjithashtu është shprehur se ngjarja ka ardhur si pasojë edhe e një konflikti para rreth 2 muajsh, ku ai ishte rrahur keq nga disa persona në një lokal me muzikë tallava.

Burimet thanë se shenjat e dhunës ishin të dukshme në fytyrën e autorit. Por nga ana tjetër, ai ka deklaruar se nuk ishte i sigurt nëse personat që e kanë rrahur, ishin apo jo të afërm të ish-vjehrrit të tij, pasi ka qenë i pirë natën kur ndodhi ngjarja.

Aluku ka deklaruar ishte penduar për fejesën e prishur me vajzën e viktimës, e cila kishte ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që ai kishte me familjen e saj, pasi herë pas here ishte i dehur. Ndërsa ishte mërzitur edhe më shumë kur ajo ishte martuar.

Por sipas tij, të dielën ka dalë me armë në dorë, për të trembur ish-vjehrrin, me qëllim që ai të mos i fuste më njerëz të tjerë për ta ngacmuar, pasi siç ka deklaruar ai, i binin shumë në qafë.

 ETLEVA DELIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura