Ekstradohet nga Roma shqiptari, ishte dënuar me 8 vjet për drogë

Aug 29, 2015 | 9:26
SHPËRNDAJE

Ekstradohet nga Roma shqiptari i dënuar me 8 vjet burg për prodhim e shitje narkotikesh.

Foto ilustruese, arrestim
Foto ilustruese, arrestim
Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana ka bërë ekstradimin e shtetasit Lulzim, alias Luis Dervishi, 31 vjeç, lindur në Kavajë. 

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 8 vjet burg , për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”- njofton policia. 

Sipas saj, Në datën 02.02.2011 rreth orës 03.45 gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e  Komisariatit të policisë Kavajë janë kapur në flagrancë në mjetin e tip Mitsubishi me targë BE-5784, me lëndë narkotike (Heroine) shtetasit Lulzim, alias Luis Dervishi si dhe shtetasit S.P. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura