Ekstradohet nga gjermania 41-vjeçari, autorë i vrasjes së dyfishtë në Koplik

Jul 2, 2015 | 18:58
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, nga Gjermania është ekstraduar Agron Laçaj, 41 vjeç i dënuar për vrasjen e dy personave në vitin 1999.

Laçaj është dënuar në mungesë me 25 vjet burg për vrasje me dashje. Ai fshihej në Gjermani prej vitesh. Policia sqaron se më 1 qershor të vitit 1999, Laçaj ka vrarë me armë zjarri dy shtetas, L.H. dhe S. R. Për motive të dobëta.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij ne Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura