Ekspozita e Vorpsit/ “Epshe të paplotësuara”, Delina Fico replika të forta me Altin Hazizajn

Apr 13, 2018 | 19:32
SHPËRNDAJE

Duket se ekspozita e bërë pak ditë më parë nga Ornela Vorpsi, ka ngjallur një “debat” online mes Altin Hazizajt dhe Delina Fico.

Hazizaj kishte bërë një postim në Facebook ku shkruante: Epshe të paplotësuara zonjash që falenderojnë objektet falike që nuk i provuan kurrë te zotërinjve që nuk ua varen asnjëherë …29541319_10215438306852456_9061646802886351850_n

Ky postim është bërë shkak që Delina Fico t’i komentojë duke i “këshilluar” që ta fshinte këtë shkrim pasi ishte medikoritet i madh që mendonte se Ornela e ka bërë këtë gjë për një ekspozitë.

Më pas ka replikuar edhe ky i fundit teksa i shkruan se nuk kishte për qëllim të nënkuptonte këtë, por “mitizimin që ajo i bëri kryeministrit dhe përulja e një femra para një mashkulli deri në përgjërim.30120757_10213280508744822_1621328294_n

Më poshtë janë replikat e plota të shkëmbyera mes në tyre në Facebook:

Delina Fico: Altin, te isha si ty, e shuaja te gjithe kete postim e komentet qe ke bere. Medikoritet i madh, qe nuk te shkon ty, qe mendon se Ornela e ka bere kete gje per nje ekpsozite. E bere Google gje Ornelen para se te flasesh keshtu? Beje dhe do ta shohesh qe s’ka asnje nevoje ajo per COD, per KM, per Shqiperine. Ne kemi per nder qe nje artiste si ajo eshte me origjine shqiptare. Ëaë, cfare gjueti shtrigash! Trishtim i madh!

Altin Hazizaj: Deline nuk me ke lexuar mire  as qe e besoj qe e ka bere per nje ekspo tek COD se aty kemi qene te gjithe e sna ka detyru njeri me i bo lavde kujt. Nuk eshte fare per kete gje. Nese e sheh une as emrin nuk ia kam permendur, pasi ajo cka me “grici” mua ishte mitizimi qe ajo i beri KM dhe perunja e nje femre para nje mashkulli deri ne pergjerim. Kaq. Asgje tjeter.

Delina Fico: Te kam lexuar shume mire. Dhe jam pa tekst, qe thone ne Kosove, qe ti je angazhuar ne nje lincim te tille. Nuk kam me fjale. Nuk kam me fjale qe ti, qe ti of all people, kerkon te censurosh fjalet e nje artisteje qe po flet per jeten e saj, per ndjenjat e saj. Pse ti nuk i mitizon personat qe ke dashur kur ke qene 22 vjec? Nuk te kuptoj fare, po fare fare. Ta thashe: te ben nder ta shuash kete postim.

Altin Hazizaj: Deline e dashur une e kam cliruar veten nga mitet qe kur kuptova se cfare demi i sjellin jetes njerezore. Dashuroj plot njerez te mire, disa te zemres e disa te mendjes, sepse e di qe ndajne te njejtat vlera si une. Pjesa tjeter, lexoje edhe nje here mesazhin, nuk ka te beje me zonjen por me ate cka ajo kerkon te imponoje. Mbase kesaj here je ti gabim kur beson se ajo po flet per qenien e saj.

Delina Fico: Po, por nuk mund te thuash sot se si 22-vjecar nuk ke mitizuar njerez qe i ke dashur. Sidoqofte, puan jote kjo. Dhe, Ornela nuk kerkon te imponoje asgje, sepse as ka nevoje per Shqiperine apo kryeministrin e saj. E ka bere jeten dhe suksesin e saj pa Shqiperine. Dhe, si ka mundesi qe doni t’i tregoni nje artisteje te suksesshme dhe nje gruaje krejtesisht te plotesuar se cfare te ndjeje e cfare te thote? C’eshte kjo paranoje per ate qe donte te thoshte ajo sipas shpjegimit qe i beni ju? Ajo thjesht foli per ndjenjat e saj dhe per perspektiven e saj. Sa e veshtire eshte te respektosh rrefimin e sinqerte te nje njeriu tjeter per perjetimet e veta? Si pret ti te te besojne njerezit per ate qe thua, nese do te te dyshonin synimet e tua per cdo gje qe thua, sic po dyshon ti Ornelen ne rrefimin e saj? Come on, Altin, you should knoë better. E di fjaline: Mos i bej tjetrit ate qe s’do te te beje tjetri ty? Ky eshte nje rast kur duhej te ishe menduar para se te hidheshe ne agresion me fjale ndaj nje gruaje dhe nje artisteje qe e ka fituar me shpatullat e veta suksesin dhe lumturine ne jete.

30120647_10213280508824824_692326581_n 30180061_10213280508784823_116736606_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura