Eksportet shqiptare, kreu i KASH Rrapaj: Janë rritur, s’ka ngarkesa me pesticide, kompanitë të kujdesshme për vetëkontroll

Feb 19, 2020 | 20:49
SHPËRNDAJE

Kryetari i KASH Agim Rrapaj, ndërsa foli për eksportet e prodhimeve shqiptare, theksoi se ka rritje të eksporteve ku faktor i parë ishte heqja e TVSH dhe rritja e investimve në sera dhe në ambientet e tjera të mbrojtura.

I ftuar në emisionin “Alert” në News24, Rrapaj tha se sa i përket pesticidevenuk ka ngarkesa të tilla pasi kompanitë janë më të kujdesshme për vetëkontrollin.

ee8d2d95-9392-4f54-87bc-7f82d341ea9a

Ka patur vlerësime në këtë fushë nga sektori privat, kemi patur avantazh se kemi filluar me certifikimet në këtë sektor dhe një pjesë e mirë e fermerëve janë orientuar drejt eksportit. Mbështetja me subvencione ndikon drejtpërdrejtë tek eksporti”-deklalori Rrapaj. Për pesticidet problemi më i madh është ngritur nga media. Kompanitë e grumbullimit kanë bërë marrëveshje me fermerët për kontrollin e tyre. Korça, Lushnja, Saranda po implementojnë modelet më të mira nga jashtë. Në Ministrinë e Bujqësisë vazhdohet me të njëjtat nivele si para 6 vitesh, me të njëjtat fonde. Politikisht ministria e ka thënë se mbështet fermerin për informimin, i cili është i domosdoshëm, por nuk ndodh. Kontrolli duhet të bëhet tek toka, tek uji, tek fermeri, kontrabanda ka rënë, por nuk është zhdukur, ka ende pesticideve të paregjistruara”-tha Rrapaj.

Rrapaj theksoi se problem mbetet ende çështja e laboratorëve të pacertifikuar dhe largimi i njerëzve të kualifikuar.

Ndër çështjet problematike mbetet edhe ajo e laboratorëve, përsa i përket eficencës, kemi investime në godina, por po na ikin njerëzit e kualifikuar. Është periudha më e mirë për t’u angazhuar për të kapur tregun. Kemi 224 qendra grumbullimi që bashkëpunojnë më 50 mijë fermerë. Ka fermerë të pacertifikuar që prodhojnë produkte të pacertifikuara dhe prishin tregun, konkurrencë e pandershme. Duhet të të ketë treg, nuk mund ta ndalosh fermerin të shesë prodhimet e tij”-u shpreh Agim Rrapaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura