Ekspertët e parashikuan që në vitin 2006 atë që po ndodh, askush nuk i dëgjoi. Ja raportet që nxjerr ‘The Guardian’

Mar 30, 2020 | 17:34
SHPËRNDAJE

2660

Vetëm disa muaj më parë, askush nuk kishte dëgjuar për koronavirusin. Sot, po ndryshon thellësisht mënyrën se si jetojnë miliona njerëz. Sipas Torsten Bell, shef ekzekutiv i “Resolution Foundation” (think tank analitik), krijuesit e politikave janë duke luajtur kush e kapi, e jo më pak se si t’i përgjigjen krizës ekonomike. Por, bazuar në raporte që ai ka siguruar, ekspertët e kishin paralajmëruar atë që po ndodh tani, shumë vite më parë.

Një dokument i Bankës Botërore mbi gripin e shpendëve parashikon që një shpërthim i rëndë do të çojë në një rënie me gati 5% të PBB-së globale, dhe dyfish në Evropë. Ky raport i përpiluar në vitin 2006, duket shumë më afër asaj ku po shkojmë sot, sesa pothuajse të gjitha parashikimet e bëra në vitin 2020.

Një dokument për zyrën e buxhetit të Kongresit në SHBA, nga ajo periudhë, shqyrton ndikimin ekonomik të pandemisë, nga një përsëritje e gripit spanjoll të 1918-1920 deri në gripin më pak vdekjeprurës të Hong Kongut, në vitet 1960. Është goxha parashikues.

Së pari, vëren se virusi “modern” do të përhapet më shpejt dhe do të tejkalojë kufijtë kombëtarë. Ka ndodhur.

Në efektet ekonomike afatshkurtra, tregon për një rritje të kërkesës për pajisje spitalore, presione të kapaciteteve për stafin mjekesor, një rënie të fluturimeve ajrore dhe një periudhë karantinimi për njerëzit, duke ulur kështu shitjet me pakicë.

Deri më tani, këtë e kemi parë të realizuar.

Po në lidhje me parashikimin afatgjatë? Sipas Bell, bazuar në hulumtime dhe raportet e lartpërmenduara, lajmi i mirë është se rritja ndodh shumë shpejt pas pandemisë – detyra jonë është të arrijmë atje.

Përfundimi? Shkollat mund të jenë të mbyllura, por mësimet e historisë duhet të vazhdojnë.

The Guardian/Panorama

raporti1 raporti2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura