EKSKLUZIVE/ Tension te Partizani, Lerda përzë Trashin nga stërvitja

Sep 21, 2019 | 8:15
SHPËRNDAJE

Duket e habitshme, por realiteti mbetet i hidhur te Partizani i këtij sezoni, pasi të kuqtë nuk mund ta shtyjnë dot një javë pa përplasje e debate të brendshme.

Trashi-Lerda

“Xixat” e fundit kanë dalë në përfundim të seancës së djeshme, ku trajneri Lerda ka debatuar me Lorenc Trashin, të cilin pesë minuta para mbylljes së seancës e ka urdhëruar që të dalë nga fusha. Pa dyshim përplasja ka ardhur për shkak të pakënaqësive të trajnerit në zbatimin e urdhrave, të cilët ai zakonisht kërkon që të mos diskutohen nga lojtarët.

Nuk dihet saktësisht cili ka qenë shkaku i vërtetë që trajneri Lerda ka qenë kaq i nxehur me Trashin, gjersa ka shkuar deri në atë pikë sa e ka larguar nga stërvitja, ndonëse ai ishte piketuar si titullar.

Marrëdhënia Trashi-Lerda ka qenë e acaruar që në gjenezë, pasi përplasjet dhe pakënaqësitë nisën që në fazën përgatitore në Slloveni, ku italiani e nxori jashtë planeve një nga shtyllat e Partizanit të titullit kampion.

Që nga transferta e Moldavisë e deri dje u duk se Trashi dhe Lerda e  kanë harruar të shkuarën dhe bashkëpunimi po shkonte si mos më mirë, pasi u kthye besimi te lojtari.

ILIR CARA

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura