EKSKLUZIVE/ “Silvinjo hoqi dyshime dhe mori konfirmime”, Redi Jupi: Ishin dy ndeshje prestigjoze, për Mitajn…

Mar 29, 2024 | 9:15
SHPËRNDAJE

Opinionet e Redi Jupit lexohen gjithmonë me kënaqësi. Këtë herë tema është Kombëtarja shqiptare, ndeshjet e fundit miqësore, lista dhe Europiani.

redi jupi

Ish-futbollisti i ekipit përfaqësues kthehet të japë mendimet e tij në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”. Duke guxuar disi, por me përgjegjësi profesionale, Jupi ka krijuar formacionin ideal për Kombëtaren shqiptare. Ndërkohë, një ide tjetër interesante e tij është edhe kalimi i Mario Mitajt në qendër të mesfushës të cilën Redi e analizon me detaje.

Shqipëria zhvilloi dy miqësore këtë muaj, në syrin tuaj sa vlerë patën dhe çfarë mësime nxorëm nga to?

Patjetër që patën një vlerë këto miqësore që luajtëm, në shumë aspekte, si në aspektin e takimit të lojtarëve me njëri-tjetrin, si në aspektin e aktivizimit të këtyre lojtarëve nga trajneri, të cilët donte t’i shikonte pasi nuk i kishte pasur nën urdhrat e tij në ndeshjet e kaluara. Por, edhe për të kolauduar disa gjëra teknikisht, për të hequr disa dyshime dhe për të marrë mbase disa konfirmime. Janë pjesë e procesit. Data të lira të FIFA-s që duheshin shfrytëzuar. Ndeshjet ishin prestigjioze, pastaj se sa i shfrytëzuam ne dhe se çfarë bëmë ne, është për t’u diskutuar…

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës “Panorama Sport”)

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura