EKSKLUZIVE/ Nuk pranon të rinovojë kontratën, mesfushori i Partizanit pritet të ndëshkohet

Nov 25, 2019 | 8:19
SHPËRNDAJE

Partizani mund të humbasë me parametër zero një nga lojtarët më të spikatur në sezonet e fundit. Esat Malës i mbaron kontrata me të kuqtë në fund të kampionatit dhe drejtuesit e klubit prej kohësh kanë nisur fushatën për të bindur lojtarin që të rinovojë marrëveshjen ose të pranojë të shitet në merkaton e janarit. 

mala

Por, deri tani drejtuesit nuk kanë arritur që ta bindin 21- vjeçarin për rinovimin e bashkëpunimit. Partizani mund të mbetet duarbosh në fund të sezonit nga Mala, ndonëse kanë investuar në tri edicionet e fundit në formimin e tij. Në këto kushte klubi pritet të rrisë presionin mbi lojtarin, që të bindet dhe të gjejë gjuhën e bashkëpunimit me të kuqtë. Prej kohësh mesfushori ka kaluar në menaxhimin e një agjencie holandeze, gjë e cila i ka vështirësuar bisedimet mes palëve.

esat malaa

Burime pranë të kuqve kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se klubi pritet të marrë masa ndaj lojtarit, në mënyrë që ai të mos largohet me parametër zero. Sipas këtyre burimeve, gjasat janë që ndëshkimi ndaj Malës të nisë që në ndeshjen e sotme me Laçin. Mosbindja për të rinovuar bën që 21-vjeçari të rrezikojë “degdisjen” në tribunë, si masë ndëshkuese nga klubi.

PANORAMASPORT.AL

(INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura