Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Ja detaji që i bëri fansat të dyshojnë (Foto)

Jun 1, 2023 | 14:53
SHPËRNDAJE

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Ata u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku nisën dhe lidhjen e tyre të dashurisë e cila vazhdoi dhe pas mbarimit të spektaklit.

E pak kohë pas daljes nga shtëpia e famshme, moderatorja dha lajmin se ishte në një pritje të ëmbël dhe tashmë ata janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trev.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj që kur ish-banorja solli në jetë vogëlushin e saj, fansat dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë sërish.

Kur moderatorja ishte në pritje të ëmbël, ajo publikoi një selfie të sajën ku krahas fotos shkruante: “Hedhoww”.

E së fundmi të njëjtën gjë ish-banorja e ka bërë sërish dhe fansave të Einxhel nuk iu ka shpëtuar ky detaj, teksa kanë postuar një status ku shkruajnë:

“Herën e fundit që the Hedhoww ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

Dhe postimin e fansave, moderatorja e ka shpërndarë në InstaStoryn e saj ku shkruan: “Lol sa mirë më njihni”- duke shtuar kështu dyshimet se fansat mund të kenë të drejtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura