Efektivët shtrinë përtokë reporterin teksa filmonte/ Reagon Unioni i Gazetarëve: Incident i rëndë, akt i pastër dhune dhe arrogance policore

Jul 27, 2021 | 14:34
SHPËRNDAJE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunën fizike të policisë ndaj reporterit Ergys Gjençaj.

Ky i fundit u shtri përtokë nga efektivët si dhe iu mor telefoni celular, me të cilin po filmonte momentet kur drejtuesi i një automjeti “Benz” iu arratis policisë gjatë një operacioni anti-drogë te Varri i Bamit.

Unioni i Gazetarëve e konsideron aktin si “incident të rëndë” dhe sjelljen e “bluve” si “arrogancë policore”, ndërsa kërkon vënien para përgjegjësisë të aktorëve.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Imazhi i sjelljes policore i fiksuar nga kamera e televizionit  News 24 me reporterin  Ergys Gjençaj,  ne mesditen e dates 27 Korrik 2021, ndersa po raportonte live nje operacion policie ne vendin e quajtur Varri i Bamit, ne Tirane, perben nje incident te rende. Eshte akt i paster i nje dhunimi fizik mbi reporterin dhe arrogance policore. Ketij episodi i eshte shtuar edhe shoqerimi per gati nje ore i reporterit Gjençaj.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon ashper kete akt dhunues dhe brutalitetin policor te demonstruar ndaj reporterit dhe kerkon venien para pergjegjesise se punonjesve me uniforme policie, te cilet jane aktore te kesaj dhune dhe arrogance mbi gazetarin ne detyre.

Me heret UGSH ka reaguar ndaj rasteve te perseritura te cenimit fizik te reportereve ne detyre si dhe per nje sjellje agresive dhe arrogante te punonjesve te policise se shtetit ndaj tyre. Aksioni policor te cilin reporteri dhe koleget e tij e raportonin, pamvaresisht nga risqet qe mbartte, nuk  e justifikon sjelljen agresive dhe dhunen fizike mbi reporterin.

UGSH u ben thirrje autoriteteve policore ne vend te reflektojne me urgjence ndaj incidenteve te tilla, te ushtrojne autoritetin e tyre per respektimin e integritetit dhe prezences profesionale te gazetareve ne terren dhe ne mjedisin e tyre raportues. Episode te tilla te njohura si ne Lezhe, ne Fier, Tirane,. etj., jane raste deshmuese pse ne raportet e fundit nderkombetare per lirine e medias dhe te gazetarit, vendi yne njeh  renie ne nivelet e indeksimit dhe shenjohet per probleme serioze .

Zyra e Informimit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura