Edona Llalloshi, shtatzënë për herë të dytë

Oct 8, 2015 | 12:29
SHPËRNDAJE

10552641_773679126008332_1006727063397846670_n

Këngëtarja e njohur kosovare, Edona Llalloshi, është në pritje të fëmijës së dytë pas martesës me biznesmenin e njohur Gazmend Fejzullahu. Lajmin për mediat atje e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila ka bërë të ditur se është shtatzënë. Por Edona nuk ka zbuluar gjininë e fëmijës, përveç se ka pohuar se ajo, bashkëshorti dhe vajza Doa me padurim e presin ardhjen e fëmijës së dytë në familjen e tyre.

Ia vlen të kujtojmë që vite më parë ajo bëri një dasmë luksoze me biznesmenin pejan dhe nga ajo martesë ka një vajzë. Edona njihet si një prej femrave që suksesin e ka fituar vetëm nga talenti dhe këngët e mirëfillta e jo me sensualitet. Këtë verë ajo bëri pushime familjare në Dubai, nga ku erdhi edhe lajmi për shtatzëninë e dytë të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura