Edhe Afërdita nuk u ikën ndërhyrjeve, ja si ka ndryshuar ndër vite!

Sep 4, 2015 | 13:45
SHPËRNDAJE

af
Ka vite që është bërë e famshme te publiku shqiptar, kjo fillimsht falë lidhjes me këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, me të cilin ishin në dashuri për vite me radhë. Më pas u fejuan dhe pasoi ndarja, arsyet e saj nuk i mësuam nga asnjëri, vetëm se kjo ndarje bëri bujë të madhe në media. Afërdita, edhe sot e kësaj dite nuk flet për jetën private, është e mbyllur hermetikisht duke e ruajtur atë me fanatizëm, por vetëm për mediat, se në rrjetet sociale të përflitet e ka shumë me qejf. Pas Shpatit u lidh me një hokeist të njohur çek, që bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duket se edhe me atë nuk i shkoi mbarë, edhe pse vazhdojnë të jenë miq në rrjetet sociale dhe asnjëri nuk ka fshirë fotot bashkë.

ug-166317
Rikthimi në muzikë i Afërditës u bë me shumë bujë, pas publikimit të disa mesazheve nga bashkëshortja e Agon Amigës, me të cilin ajo bëri një duet dhe që më pas u bë “fajtorja” kryesore, pasi ai i dha fund martesës me Egzona Sylën. Po qëllimi i këtij shkrimi është që të tregojmë se si ishte në fakt në imazh Afërdita para se të bëhej super e famshme. Erdhi si modele, dilte në sfilata bukurie, një thatanike dhe jo shumë e mbushur, vazhdoi si “Miss Universe Kosova”, ku nga fansat u kritikua për shkak të peshës së dobët që kishte, ndërsa tani vazhdon si këngëtare. Evoluimi i saj ndër vite shihet më së miri përmes këtyre fotove, ku bukuroshja shqiptare shihet qartë se si ka përmirësuar mollëzat, vetullat, ka trashur buzët e ka rregulluar edhe hundën dhe tani shfaqet si një superfemër, që mund të ketë secilin mashkull që ajo e dëshiron…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura