E shtrirë në krevat me gjoksin zbuluar/ Instagram i fshin foton, Madonna e kritikon: E çuditshme, lejohet të ekspozohet çdo centimetër i trupit të gruas, përveç…

Nov 26, 2021 | 16:47
SHPËRNDAJE

Madonna ka kritikuar Instagram, pasi rrjeti social hoqi një foto të saj, ku këngëtarja zbulonte gjoksin.

madonna10

Në një postim, ylli i pop shkruan se kishte vendosur ta ripublikonte imazhin ku pozon e veshur me të brendshme e shtrirë në krevat.

madonna3

Por këtë herë, 63-vjeçarja mbuloi gjoksin me një emoji zemre dhe shkroi: “Instagram e hoqi pa më paralajmëruar apo njoftuar. Argumenti që i thanë ekipit tim të menaxhimit mbi arsyen e heqjes së imazhit ishte se një pjesë e gjoksit tim ishte ekspozuar. Është e çuditshme për mua që jetojmë akoma në një kulturë që lejon të ekspozohet çdo centimetër i trupit të një gruaje, përveç thithkave të gjoksit. Sikur kjo është e vetmja pjesë e anatomisë së një gruaje që mund të seksualizohet. Thithka e gjirit që ushqen foshnjën!”

madonna6

Gjithashtu krahasoi rregullat në fuqi për gratë dhe burrat.

“A nuk mund të përjetohet thithka mashkullore si erotike?”, ka shkruar ajo, ndërsa shtoi: “Falenderuese që kam arritur të ruaj mendjen time të shëndoshë përmes katër dekadave të censurës…… seksizmit…… diskriminim për shkak të moshës dhe mizogjinisë.”

/Panoramaplus.al

madonna8 madonna7 madonna5 madonna4 madonna2 madonna1 madonna

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura