E shkarkuan te Feronikeli, Starova nuk e fsheh zhgënjimin: Ndihem i tradhtuar…

Sep 3, 2018 | 22:31
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, u bë edhe zyrtar lajmi i shkarkimit të Sulejman Starovës nga stoli i Feronikelit në Kosovë, ndërkohë që është vetë trajneri, që ka reaguar në një prononcim të shkurtër për “Insportin”.

starova

“Moralisht ndihem i tradhtuar. Isha brenda objektivave. Aventurën teknike në skuadër e konsideroj pozitive” – deklaron Starova, duke mos e fshehur kështu, mërzinë nga ky shkarkimim. Drejtuesit e klubit nga Mitrovica, e shkarkuan “Bobin”, edhe pse në javën e fundit ai arriti fitore, me shifrat 1-0 ndaj Ballkanit, duke deklaruar se klubi i tyre është në luftë për titull, dhe mesa duket nuk ishin të bindur nga puna e Starovës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura