E shkarkuan nga Kamza pas tre ndeshjesh, Bledar Devolli në negociata me një klub të ri

Sep 11, 2018 | 21:12
SHPËRNDAJE

Pasi e shkarkuan nga drejtimi i Kamzës, vetëm pas 3 javësh Superiore, Bledar Devolli gjendet pranë një tjetër klubi, por kësaj here bëhet fjalë në Kategorinë e Parë. Siç mëson “Panorama Sport”, 40-vjeçari është në negociata me Tomorin.

Devolli

Sot, të dyja palët kanë biseduar, por ende nuk është vendosur asgjë përfundimtare, pasi trajneri gjirokastrit ka qenë i dyzuar, dhe nuk ka dhënë një “Po” përfundimtare. Gjithsesi, ai vazhdon të jetë në negociata, dhe ditën e nesërme, pritet të vendoset gjithçka. Kujtojmë që Tomori mbeti pas javës së parë pa trajner, pas dorëheqjes së Gersi Arbrit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura