E rëndë/ Profesori tenton të presë venat në hollin e Rektoratit

Oct 6, 2017 | 13:03
SHPËRNDAJE

Nje profesor ka tentuar t’i jape fund jetes ne hollin e rektoratit ne Universitetin e Tetoves. Policia ka bere me dije se të enjten në mesditë, në Stacionin Policor në Tetovë, është denoncuar se 33 vjeçari A.F. nga fshati Nerasht, në hollin e rektoratit të Universitetit të Tetovës ku ka qenë profesor, dy herë ka tentuar që të bëjë vetëvrasje duke tentuar që të prese venat.

Universiteti-i-Tetovës-380x233

Por, fillimisht sekretari i Universitetit dhe më pas edhe një person nga sigurimi e kane ndaluar ne kohe.

Më pas ai është dërguar në zyrat e sekretarit të Universitetit dhe prej andej në Spitalin Klinik të Tetovës.

Pjesëtarë të Policisë së Tetovës po marrin në pyetje profesorin në fjalë dhe po punohet per zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura