E rëndë në Kosovë/ Vritet me armë zjarri kandidati i PDK-së në Pejë dhe ish-kandidati për Deçanin

Sep 8, 2021 | 21:25
SHPËRNDAJE

Një vrasje e dyfishtë e dy politikanëve të PDK-së ka tronditur mbrëmjen e sotme Kosovën. 

Kandidati i PDK-së për Pejën Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë me armë zjarri, raportojnë mediat në Kosovë. 

Po ashtu bëhet me dije se i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti vëllai i Astrit Ademajt.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që ka nisur hetimet lidhur me krimin e rëndë. 

Policia e Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se dy persona kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri afër shkollës ekonomike atje.

“Sonte rreth orës 20:20 afër shkollës ekonomike është dyshuar për të shtëna me armë zjarri. Pas kësaj dy persona kanë pësuar lëndime trupore, janë dërguar në spital dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tyre”.

“Në vendin e ngjarjes janë njësitet e policisë bashkë me prokurorin e shtetit”, kanë thënë nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura