E rëndë/ Foshnja mbërrin pa shenja jete në spital, familja nuk pranon të bëjë autopsinë

Apr 6, 2021 | 15:38
SHPËRNDAJE

dhfhdh-768x388

Një foshnje i mitur, 18-muajshe ka ndërruar jetë ditën e martë në mënyrë të mistershme. Ngjarja ka ndodhur në Pashalli të qytetit të Dimalit.

Siç raporton News 24, foshnja mbërriti në spital pa shenja jete. Mësohet se mjekët janë munduar t’i hapin ndihmë në autoambulancë por nuk ka dhënë rezultat.

Bëhet me dije se fëmija ishte pa shenja jete edhe kur u dërgua në qendrën shëndetësore i shoqëruar nga nëna dhe infermieri.

Familjarët ndërkohë nuk kanë pranuar që fëmijës t’i bëhet autopsia. Nuk dihen ende shkaqet që i morën jetën foshnjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura