E RËNDË/ Autobusi me 46 pasagjerë bie në greminë në Afrikën e Jugut, shpëton vetëm një vajzë 8-vjeçare

Mar 28, 2024 | 21:54
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku për pasojë kanë humbur jetën 45 persona.

Afrike

Autobusi kishte gjithsej 46 persona, përfshirë edhe shoferin, shkruan Sky News.

Vetëm një vajzë 8-vjeçare, ka mundur t’i mbijetojë këtij aksidenti dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Në një deklaratë, ministria e transportit tha se shoferi humbi kontrollin dhe autobusi ra në një sipërfaqe shkëmbore, rreth 50 metra nën një urë dhe mori flakë, pranë Mamatlakala në provincën verilindore të Limpopo-s.

Aksident

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura