E quajti Alibeajn thjesht kryetar i grupit, Berisha kujton vendimet e 11 Dhjetorit. A u tentua të shkohet drejt një pazari gjatë takimit në selinë blu? Ish-kryeministri: Do punojmë me..

Mar 25, 2022 | 16:20
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ne konferencen per mediat nga selia blu u pyet perse e quajti Enkelejd Alibeajn kryetar i grupit parlamentar te PD dhe jo kryetari i komanduar i Partise Demokratike, detyre e marre pas doreheqjes se Lulzim Bashes.

Berisha kujtoi vendimet e Kuvendit te 11 dhjetorit te thirrur prej tij ku tha se delegatet e kane shkarkuar kryesine e PD.

Nder te tjera, Berisha tha se “midis anëtarëve të një familje politike nuk ka pazare. Nuk ka pakt në PD, në PD ka grupe me mendime të ndryshme të cilat urojmë e do punojmë me durim për t’i rrafshuar”.

Pyetje: Enkelejd Alibeajn e konsideruat kryetar grupi parlamentar e jo kryetar të komanduar të PD….

Sali Berisha: Unë jam një anëtar i komisionit të Rithemelimit, as unë personalisht as komisionit në tërësi nuk ka asnjë autoritet mbi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të 2021.

Pra, ajo kryesi është e shkarkuar nga 4 mijë e 900 delegatë, nuk ekziston. Por unë në takimin që pata ishte thirrja ime ti bashkohen përpjekjeve tona për një PD më të fortë më të bashkuar më të hapur.

Pyetje: E cilësuat nje takim normal ate qe patet me Bardhin e Alibeajn po a eshte tentuar te shkohet drejt nje pazari nga kryetari i grupit dhe zoti Bardhi? 

Sali Berisha: Midis anëtarëve të një familje politike nuk ka pazare, e shprehët gabim atë. Nuk ka pakt në PD, në PD ka grupe me mendime të ndryshme të cilat urojmë e do punojmë me durim për ti rrafshuar.

Ka vetëm një raport që është tipik për cdo forcë demokratike raporti shumicë pakicë.
Në Kuvendin e parë të PD Berisha u zgjodh e 70% të votave. 30% votuan kundër tij e tjetra, e gjithë Kryesia e PD përvec tre anëtarëve lobuan e diskutuan kundër meje.

Por të gjithë ata u zgjodhën në Kryesi të PD nga ai Kuvend vazhduan dhe fituan.

Ideja se ky individ apo ai individ ka kaq kundër e kaq pro është rregull i demokracisë.

Duke thënë këtë ftoj cdo demokrat që dëshiron që partia të ketë rregulla që ai mendon se janë më të drejta të formulojë ti sjellë në Kuvend e të vendoset me votën e lirë, jemi të hapur. I vetmi gjë nëse demokratët duan të kenë një trashëgimi nga Sali Berisha është mesazhi që “edhe një po mbeti, i dyti do të jem unë”. Këtë duhet t’ja përsërisin vetes sot cdo demokrat kudo që është.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura