E PLOTE/ Sa rriten pagat për 28 mijë mjekë e buxhetorë

Mar 16, 2017 | 12:36
SHPËRNDAJE

Më 1 prill nis shpërndarja e shtesës së pagave për punonjësit e administratës, mjekët, infermierët, më- suesit, pedagogët e policët.

QSUT-Qendra-Spitalore-Universitare-Nene-TerezaQeveria miratoi dje rritjen e rrogave me 10 për qind për mjekët dhe infermierët, si dhe rritjen me 7 për qind të punonjësve të administratës. Vendimi i qeverisë përfshin edhe rritjen e pagave me 36 për qind për punonjësit me rrogë minimale në administratë. Nga rritja do të përfitojnë 18.415 mjekë dhe infermierë në të gjithë vendin, gjithashtu edhe 6.900 punonjës mbështetës të administratës që tërheqin rroga të ulëta.

paga punonjes 1

Gazeta “Panorama”  zbardh tabelat zyrtare me rrogën e re që do të përfitojnë mjekët, infermierët, laborantët dhe drejtorët e QSUTsë, Spitalin Universitar Obsetrik Gjinekologjik Nr.1 dhe Nr.2, Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”, Klinikën Stomatologjike Universitare Tiranë, Spitalin Universitar të Traumës, si dhe mjekët e Spitalit të Traumës. Rritja e rrogës për mjekët e infermierët varion nga 1100 lekë deri në 8 mijë lekë në muaj. Paga mesatare e mjekëve do të jetë 78.095 lekë nga 69.008 lekë që ishte më parë.

Për infermierët, rroga mesatare do të jetë 45.561 lekë, nga 39.786 lekë që ishte. Në administratë rritja më e lartë do të jetë për pagat e 6900 punonjësve mbështetës të administratës. Për shoferët, rojet, sportelistët, operatorët, magazinierët, rritja e pagës minimale do të jetë 36.3 për qind ose me 8.000 lekë në muaj. Për punonjësit mbështetës si pastrues, rroga nga 22 mijë lekë bëhet 37.500.

paga punonjes 2

Për rojet, rroga nga 23.750 bëhet 39.484 lekë, ndërsa për shoferët e magazinierët nga 22.650 do të bëhet 41.681 lekë. Për punonjësit e ministrive dhe Këshillit të Ministrave, rrogat do të rriten nga 7 deri në 10%. Konkretisht, specialistit të parë të administratës, apo kategoria “III b”, rroga i rritet 3.990 lekë, ku nga 57 mijë që paguhet sot, pas 1 prillit do të marrë 89.990 lekë.

SHTESAT E PAGAVE TË MJEKËVE

• Drejtor i QSU “Nënë Tereza”, drejtor spitali “Mbretëresha Geraldinë”, drejtor spitali “Koço Glozheni”, drejtor spitali “Shefqet Ndroqi”, drejtor Spitali Universitar i Traumë. Pagë e kategorisë së parë 14000 lekë, shtesa 118.600 lekë.

• Drejtor i Klinikës Stomatologjike Universitare Tiranë. Pagë e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 100.900 lekë.

• Zv.drejtor i QSU “Nënë Tereza”. Pagë e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 100.900 lekë.

• Zv.drejtor në spitalet universitare. Pagë e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 81.800 lekë.

• Shef te Shërbimi Infektiv QSUT, shef shërbimi, shef i sektorit Biomedikal, shef reparti Infektiv te QSUT. Pagë e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 71.700 lekë, shtesa për kushte pune 8.000 lekë.

• Shef reparti/klinike (urgjencë, kirurgji), shef i Qendrës së Gruas, shef reparti/klinike reanimacioni. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 62.700 lekë, shtesa për kushte pune 1.100 lekë.

• Shef reparti/klinike psikiatrie, paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 62.700 lekë, shtesa për kushte pune 5.000 lekë.

• Shef i Laboratorit Klinik Biokimik, shef reparti kimioterapi, shef laboratori, shef i Qendrës së Diagnozës Molekulare. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 62.700 lekë, shtesa për pozicion pune 2.200 lekë.

• Shef reparti Rrezatimi, shef reparti i Kyrisë. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 62.700 lekë, shtesa për kushte pune 4.600 lekë.

• Shef kabineti, shef i Qendrës së Protezimit, inxhinier biomedikal, shef sektori, shef farmacie në solucionet e injektueshme, biokimist në solucionet e injektueshme, inxhinier i sistemeve të ngrohjes, inxhinier Hemodialize. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 56.650 lekë.

• Mjek, stomatolog, biolog, kimist, fizikan në preparatori, mikrobiolog, parazitolog, virolog, mykolog, përgjegjës qendre DDD, fizioterapist. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë.

• Mjek infeksionist në QSUT. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë, shtesa për kushte pune 8.000 lekë.

• Mjek kirurg, mjek onkolog, mjek fizioterapist, gjinekolog, mjek pneumoftiziatër. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë, shtesa për kushte pune 1.100 lekë.

• Mjek radiolog, toksikolog, kimist në laboratorin biokimik, fizikan në laboratorin biokimik, biolog në laboratorin biokimik. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë, shtesa për kushte pune 1.600 lekë.

• Mjek radiolog në Infektiv, QSUT, mjek i ekografisë, në Infektiv, QSUT. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë, shtesa për kushte pune 8.000 lekë.

• Mjek kimioterapeut, mjek hematolog, mjek infeksionist, mjek në urgjencë, mjek në njësinë nozokomiale, mjek laboratori, mjek histopatolog, mjek në shërbimin e gjakut. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë, shtesa për kushte pune 2.000 lekë.

• Mjek në Inspektoratin Sanitar, inspektor sanitar, epidemilog farmacist. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë, shtesa për kushte pune 2.500 lekë.

• Farmacist në Laboratorin Toksikologjik, mjek laboratori izotopik, fizikan, kimist laboratori izotopik, mjek në hemodinamikë, fizikan në higjienë dhe epidemiologji, inxhinier kimist në shërbimin e higjienës, biokimist në mbrojtjen nukleare. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë, shtesa për kushte pune 28.000 lekë.

• Mjek anatomopatolog, mjek anestezist, reanimator, mjek në pavijonin e rezatimit, mjek në pavijonin e Kyrisë, specialist Qendra e diagnozës molekulare, fizikan kobalti. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë, shtesa për kushte pune 3.700 lekë.

• Mjek, psikologë dhe punonjës socialë në Psikiatri. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, shtesa 53.000 lekë, shtesa për kushte pune 39.000 lekë.

• Inspektor auditi, specialist. Paga e kategorisë së parë 14.000 lekë, e kategorisë së dytë 11.000 lekë, e kategorisë së tretë 10.000 lekë, shtesa 39.000 lekë.

SHTESAT E PAGAVE TË INFERMIERËVE

• Shef i sektorit të Kujdesjeve Infermierore, shtesa 37.400 lekë, shtesa për pozicion pune 3.600 lekë.

• Kryeinfermier Shërbimi Psikiatrik, shtesa 37.400 lekë, shtesa për pozicion pune 6.000 lekë.

• Kryeinfermier shërbimi në shërbimin infektiv në QSUT, shtesa 37.400 lekë, shtesa për kushte pune 8.000 lekë.

• Kryelaborantë në Shërbimin e Anatomisë Patologjike, kryeinfermier Shërbimi i Terapisë Intensive, kryeinfermiere Shërbimi Onkologjik, kryelaborant Rrezatim Kobalti, kryelaborant në Histopatologji, kryeinfermierë të Repartit të Rrezatimit, shtesa 37.400 lekë, shtesa për kushte pune 3.400 lekë.

• Kryeinfermierë reparti Psikiatrik, shtesa 37.400 lekë, shtesa për kushte pune 5.000 lekë. • Kryeinfermierë reparti në Shërbimin Infektiv në QSUT, shtesa 37.400 lekë, shtesa për kushte pune 8.000 lekë.

• Kryeinfermierë shërbimi Neurokirurgji, kryemami e përgjithshme, kryeinfermier/kryemami reparti i Terapisë Intensive shtesa 37.400 lekë, shtesa për kushte pune 2.600 lekë.

• Kryeinfermierë kimioterapi, kryelaborant klinik biokimik, kryeinfermiere në urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme, kryeinfermiere/ mami salle, kryeinfermiere/mami e dhomës së zgjimit, Infermierë në hemodinamikë, kryelaborant imunolog, bakteriolog, shtesa 37.400 lekë, shtesa për kushte pune 1.800 lekë.

• Kryeinfermierë shërbimi (kirurgji, neurologji, djegie, plastike, kardiokirurgji, maksilofacial, infektiv, pediatrik infektive, obsetrik, Kryeinfermier/kryemami në repartin e Kirurgjisë, kryemami turni në Kirurgji, kryemami turni në Obsetrikë, kryeinfermierë reparti Infektiv, kryeinfermierë reparti (fizioterapi, urologji, urgjencës së neurologjisë, neurokirurgji, onkologji), kryeinfermiere/kryemami sallë operacioni, shtesa 37.400 lekë, shtesa për kushte pune 1.100 lekë.

• Infermier/laborant në psikiatri, shtesa 35.200 lekë, shtesa për kushte pune 5.000 lekë. • Infermier në kyriterapi, laborant histopatolog, shtesa 35.200 lekë, shtesa për kushte pune 3.400 lekë.

• Infermier/mami reanimacioni, neonatologji, infermiere në dhomën e zgjimit, shtesa 35.200 lekë, shtesa për kushte pune 2.650 lekë.

• Infermiere në kimioterapi, shtesa 35.200 lekë, shtesa për kushte pune 1.800 lekë.

• Kryelaborant radiologjie, shtesa 35.200 lekë, shtesa për kushte pune 1.500 lekë.

• Specialist i sektorit të Kujdesjeve Infermierore. Kryeinfermiere e edukimit shëndetësor TB, shtesa 35.200 lekë, shtesa për kushte pune 1.100 lekë.

• Laborant radiolog në onkologji, shtesa 31.000, shtesa për kushte pune 3.700 lekë.

• Laborant rrezatim kobalti, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 3.400 lekë.

• Laborant në mjekësinë bërthamore, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 2.650 lekë.

• Infermierë në njësinë e inspektoratit Sanitar dhe Infeksioneve Nazokomiale, infermierë në sallën e operacionit, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 2.100 lekë.

• Kryeinfermier reparti pranim urgjence, laborant klinik biokimik, infermier në punktin e gjakut, infermier në hematologji, infermier në onkologji, infermiere endoskopie, infermier/laborant bakteriolog, imunolog, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 1.800 lekë.

• Infermier reparti radiologjik, laborant radiolog, kryeinfermiere (pranim urgjence, djegie plastike, kirurgji), kryemami në Qendrën e Gruas, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 1.500 lekë.

• Infermier/mami (kirurgji maksilofaciale, neurokirurgji, kardiokirurgji, djegie plastike, obsetrike), instrumentarë, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 1.100 lekë.

• Infermierë pavijoni rrezatimi, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 3.310 lekë.

• Infermierë në shërbimin infektiv në QSUT, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 8.000 lekë.

• Infermierë (infektiv), pranim urgjence, njësia e koordinimit të urgjencës) shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 1.800 lekë.

• Ndihmës farmacist, Infermierë në hemodializë, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 1.500 lekë.

• Infermier fizioterapi, shtesa 31.000 lekë, shtesa për kushte pune 1.100 lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura