E ofendoi rëndshëm, Ronela Hajati ‘’flakë më flakë’’ me komentuesen :’’Shko të vjellësh…’’

Nov 25, 2017 | 10:50
SHPËRNDAJE

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolur prej shumë kohësh se janë në një lidhje dashurie mes tyre, por ata as nuk e kanë pohuar dhe as nuk e kanë mohuar deri më tani.

Në postimin e fundit që Ronela Hajati ka publikuar në Instagram ku shfaqet në skenë me Young Zerkën ka pasur edhe një debat virtual  me një nga komentueset, e cila shfryn vrer ndaj këngëtares dhe e quan atë një femër pa shije , me zë si burrë etj, radhit një sërë epitetesh me konotacion negativ.

Ndërkohë të shumtë ishin ndjekësit e këngëtares që i dolën në mbrojte, por as vetë Ronela nuk hezitoi t’i kthente një përgjigje publike ‘’flakë për flakë’’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura