E ngatërrojnë për hajdut, e plagosin me armë, rëndë 28-vjeçari në Sukth. Në kërkim autori

Apr 17, 2015 | 9:16
SHPËRNDAJE

DURRËS/ Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Sukth dhe nga hetimet e para mësohet se të shtënat me armë erdhën pas dyshimit të banorëve për praninë e grabitësve.

Policia e Durresit

Nuk dihet ende saktësisht rrjedha e ngjarjes, por policia bën me dije se Julian Vlashi, që ka mbetur i plagosur është ngatërruar nga disa banorë, të cilët e kanë dyshuar gabimisht për hajdut dhe kanë shtënë në drejtim të tij. 

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

L.Musaj 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura