“E kritikoi për shtypjen e Palestinës”- Përfaqësuesi i Izraelit në OKB injoron fjalimin e Erdogan (VIDEO)

Sep 23, 2020 | 14:43
SHPËRNDAJE

Gilad Erdan, përfaqësuesi i Izraelit në Kombet e Bashkuara u largua nga salla e Asamblesë së Përgjithshme ditën e djeshme, sapo nisi transmetimit i fjalimit të regjistruar të Presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

largimi

Në fjalim Erdogan kishte kritikuar Izraelin për “shtypjen e Palestinës”.

Largimi i tij është regjistruar me një aparat celular, duke provuar se marrëdhëniet midis dy vendeve ishin kritike.

Debati i këtij viti në OKB po zhvillohet në distancë për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku udhëheqësit e shteteve të ndryshme kanë mundësinë t’i drejtohen një audience të madhe përmes lidhjeve live.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura