“E hëngri ose e hodhi në tualet”, 24-vjeçarja në kërkim të hundës së zhdukur pasi ia kafshoi i dashuri

Jan 9, 2020 | 13:18
SHPËRNDAJE

Hunda e një vajze është ka humbur pasi u dashuri i saj ia kafshoi. Nuk dihet nëse ai e kafshoi apo e hodhi në tualet. Allyson Danylko po festonte Vitin e Ri me të dashurin Nick Grewal në Toronto, kur sipas saj ai e futi në banjë dhe e sulmoi.

Allyson Danylko2

Çifti filloi të debatonte në një klub nate dhe ngjarja u përshkallëzua kur mbërritën në shtëpinë e 30-vjeçarit.

Allyson tha se i dashuri i saj u zemërua sepse ajo dëshironte të shkojnë të Kosta Rika dhe se ai u bë shumë xheloz.

“Nuk donte që të shkoja në udhëtim. Më shikonte me një vështrim të çmendur në sytë e tij,”– tha 24-vjeçarja për The Sun.“Më zuri në një cep të banjës dhe më mbështeti në mur. Po bërtisja por nuk më linte të shkoja dhe më kafshoi hundën.”

Më pas Allyson e tmerruar vrapoi tek fqinjët për të kërkuar ndihmë.

“U gjakosa dhe ika me vrap tek fqinjët. Erdhi policia më pas dhe më futi në ambulancë,”- shtoi ajo.

Allyson Danylko1

Allyson shtoi se qentë e policisë nuk ishin në gjendje të gjenin hundën e saj të humbur.

“Ose e hëngri ose e hodhi në tualet,”- tha 24-vjeçarja.

Allyson do të bëjë një operacionin plastik në mars ku pritet ti hiqet një pjesë e veshit për ti rregulluar hundën.

Allyson DanylkoAllyson Danylko1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura