E frikshme, del raporti se sa persona janë vrarë në 8 vite luftë në Siri

Mar 13, 2018 | 19:14
SHPËRNDAJE

Pas raportit të UNICEF ku 910 fëmijë rezultojnë të kenë humbur jetën vetëm në vitin 2017 një tjetër raport është publikuar mbi viktimat në tërësi që kanë mbetur gjatë 8 viteve luftë në Siri. Mediat e huaja bëjnë me dije se janë mbi 350,000 njerëz të regjistruar të vdekur dhe janë zhvendosur më shumë se gjysma e popullsisë. E ndërsa pjesa më e madhe e vendit është nën rrënoja.

siri

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se ka regjistruar vdekjen e 353,935 njerëzve që nga nisja e konfliktit në mars të vitit 2011.

 

Të vrarët përfshijnë 106,390 civilë, prej të cilëve 19,811 fëmijë, thuhet në shifrat e publikuara sot.

Në një vend me një popullsi prej 23 milionë banorësh para luftës, Kombet e Bashkuara vlerësuan se 6.1 milionë njerëz janë zhvendosur nga luftimet.

Handicap International, një organizatë joqeveritare franceze, tha se një milion njerëz janë plagosur në luftë.

 

Konflikti në Siri, që ka nisur më 15 mars të vitit 2011, me goditjen e Qeverisë së presidentit Bashar al-Assad mbi protestat paqësore, hyn këtë javë në vitin e tetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura