E DHIMBSHME/ Vuante nga sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-arbitri shqiptar i UEFA-s

Dec 25, 2019 | 16:14
SHPËRNDAJE

Ish-arbitri shqiptar i futbollit maqedonas dhe atij ndërkombëtar Bekim Bauta ka humbur fatkeqësisht jetën ditën e sotme.

bauta

Sipas informacioneve nga mediat fqinje, Bauta vuante prej kohësh nga sëmundje e rëndë dhe nuk ia doli të kurohej plotësisht.

Ai ushtroi detyrën si arbitër anësor në futbollin maqedonas dhe atë ndërkombëtar. Bauta ishte prej vitesh arbitër i UEFA-s. Në rang ndërkombëtar, 58-vjeçari gjykoi në 13 sfida (eliminatore të Kupës UEFA, ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, Europian, etj).

Përveç kontributit në futboll, Bekim Bauta ka ushtruar dhe funksionin e anëtarit të Këshillit Komunal të Strugës.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta u dha nga familja e Bautës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura