Dyshohet si i përfshirë në një vrasje të 4-fishtë, shqiptari arrestohet në një hotel në Itali, pritet vendimi për ekstradim

Jun 10, 2023 | 18:22
SHPËRNDAJE

Policia e Italisë ka arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje të 4 fishtë në vitin 2021 në vendin tonë.

Questura polizia rimini rn 2021

Sipas mediave italiane, ai u kap nga oficerët në një hotel në Misano Adriatico dhe më pas u arrestua. Shqiptari ishte në hetim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Theksohet se gjithashtu ka qenë i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Shqipëri në 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosë.

Sakaq bëhet me dije se gjithashtu pritet të merret vendimi për ekstradimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura