Dyshohet si ekzekutor i Xhuljan Bullarit/ Tenton vetëvrasjen në burgun e Peqinit Bledar Selmanaj, ja detajet e ngjarjes së rëndë

Sep 17, 2021 | 20:03
SHPËRNDAJE

Ka tentuar të vetëflijohet në ambientet e burgut të Peqinit Bledar Selmanaj. Korrespondenti i Panorama.al raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00.

U desh ndërhyrja në kohë e administratës së burgut që i shpëtoi jetën të Selmanajt, që ndodhet në masën “arrest me burg”.

Kujtojmë që Bledar Selmanaj dyshohet si ekzekutori i 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në Vlorë. Dyshohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa autori dhe viktima kishin njohje të mëhershme me njëri-tjetrin.

Emri i 39-vjeçarit Bledar Selmanajt është mjaft i njohur edhe për Policinë e Vlorës, pasi ai ka rezultuar të jetë pjesë e një grupi grabitësish me origjinë të gjithë nga qyteti bregdetar.

Ai u prangos më 29 gusht të vitit 2012, në kushtet e flagrancës pasi i vodhi varësen një gruaje në Tiranë. Ishte ky arrestim që zbuloi një seri vjedhjesh të tjera të kryera nga Selmanaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura