Dy zëvendësit e tij u infektuan me koronavirus, Pjerin Ndreu tregon gjendjen e tyre. Pas shumë ditësh izolim…

Aug 8, 2020 | 8:17
SHPËRNDAJE

pjerin ndreu

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë me dije se dy zëvendësit e tij e kanë kaluar me sukses sëmundjen nga Covid-19 dhe janë shëndoshë e mirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu flet dhe për akuzat e ngritura, në rrjetet sociale, e shkruan se “pati dhe ndonje qe me helmin ne gjak, beri statuse pa pike turpi. Por ne ja dalim gjithmone, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjeter qe do infektohet nga Covid”.

Vetë Ndreu pak ditë më parë, tha se kishte bërë dy tamponë dhe të dyja përgjigjet kishin dalë negative.

 

POSTIMI I PLOTE

Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetaret e Bashkise Lezhe, kane kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shendet te plote, i komplimentoj per korrektesen e treguar duke u izoluar dhe kryer nje karantine serioze.

Sakrifica qe ata bene eshte pjese e seriozitetit qe ne kemi si staf, duke vleresuar situaten per mos infektimin e familjeve dhe kolegeve. Megjithese cdo dite kemi qene ne kontakt per konsulta pune, dhe ata vete nuk kane reshtur se punuari nga shpia duke ndihmuar ne zgjidhjen e problematikave.

Por pati dhe ndonje qe me helmin ne gjak, beri statuse pa pike turpi. Por ne ja dalim gjithmone, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjeter qe do infektohet nga Covid. Urime e mbaresi per te dy. Mezi presim te rikthehen ne pune per te ecur me shpejt ne punet e perditeshme !

pjerin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura