Dy spitale te reja në QSUT, premtimi i Ramës para mjekëve

Oct 23, 2018 | 12:06
SHPËRNDAJE

Dy spitale te reja ne Qendren Spitalore Universitare ‘Nene Tereza’ ne Tirane. Prezantimi i celjes se kantierit te ri te punimeve u be sot nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.

spitali

Pjese e investimit 25 mln euro eshte fuqizimi i dy kolave te sherbimit shendetesor, ndertimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të kirurgjisë. Sipas ministres Manastirliu, punimet do të përfundojnë pas 30 muajsh.

rama-spital

Nderkohe qe kryeministri Rama gjate fjales se tij para mjekeve dhe infermiereve te pranishem, deklaroi se do te kemi shpejt një “spital te ri kirurgjie me 120 shtretër, 7 salla operacioni së bashku me spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme janë infrastrukturë jetike e munguar për shumë e shumë vite”.

Sipas Rames, spitalin e garanton gjithë personeli, ndaj “përtej stigmës së padrejtë që i barazon në sytë e publikut mjekët dhe infermierët, e vërteta është që shumica e atyre që shërbejnë janë zemra e këtij sistemi dhe ata që shpëtojnë jetë njerëzish, apo rimëkëmbin organizmat e mijëra njerëzve cdo vit. Do bëjmë tjetër rritje pagash për gjithë trupën, që është e domosdoshme që të japim mesazh të qartë të respektit dhe nevojës që kemi për ta mbajtur sa më të konsoliduar këtë trupë”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura