Dy shqiptarët e dënuar për terrorizëm fitojnë gjyqin ndaj Malit të Zi në Strasburg

Nov 25, 2015 | 20:34
SHPËRNDAJE

Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg në një vendim të lëshuar të martën, gjeti fajtore qeverinë e Malit të Zi për përdorim dhune policore.

Gjykata-europiane-per-te-drejtat-e-njeriutGjykata e Strasburgut, vendosi në favor të shtetasve Pjetër Dedvukaj dhe Pjetër Sinishtaj, shtetas amerikanë, me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, të cilët ishin ankuar për përdorim dhune nga forcat policore pas arrestimit.

Gjykata ndërkohë nuk pranoi ankesën e dy shtetasve të tjerë, Rrok Devukaj dhe Kolë Dedvukaj, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Të katër paditësit, shtetas amerikanë, ishin pjesë e një grupi prej 18 personash të arrestuar në vitin 2006, një ditë para zgjedhjeve vendore në Mal të Zi.

Të gjithë ata u akuzuan për komplot dhe përgatitje aktesh terroriste në Mal të Zi dhe u dënuan nga dy muaj deri në 10 vjet burgim.

Duke reaguar pas dhënies së vendimit, Këshilltarja për Çështjet e Ballkanit, të Lidhjes Qytetare shqiptaro-amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi tha se shoqata që ajo përfaqëson është e zhgënyer me vendimin ndaj Kolë Dedvukajt dhe Rrok Dedvukajt dhe po shqyrton mundësinë e apelimit të vendimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura