Dy muaj pas rrëmbimit, bashkëshortja e Jan Prengës tregon bisedën e fundit me të: Ishte i shqetësuar, kishte pagjumësi, por…

Mar 11, 2020 | 12:16
SHPËRNDAJE
Jan Prenga
Jan Prenga

Ishte mesi i ditës së 17 janarit, kur Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende dhe policia beson se ai ka humbur jetën po ditën që u zhduk, pas dhunimit që i është bërë.

Kur po mbushen dy muaj nga dita e rrëmbimit të tij, zbardhet dëshmia që ka dhënë para hetuesve, gruaja e 49-vjecarit.

Në dëshminë që ka siguruar edhe Panorama, gruaja e Prengës ka treguar se tek bashkëshorti i saj, ditët e fundit përpara se të rrëmbehej, ka parë shqetësim, por arsyet ajo nuk ka mundur t’i shpjegojë.

“Me Janin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi 3 fëmijë. Me 17 janar rreth orës 17:30 dolëm me Janin dhe pimë një kafe ne lagje dhe u kthyem në shtëpi. Ai qëndroi disa kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë tek toka në bashki dhe në bankë. Në orën 10.30 fola sërish me të dhe më tha se sapo të mbaronte pune në Bashki do të kthehej në shtëpi. Pas këtij moment nuk kam komunikuar me të. Dua të shtoj se Jani nuk kishte probleme më askënd dhe nuk kishte as borxhe vetëm një kredi që e paguante rregullisht. Jani nuk kishte problem me alkoolin si dhe nuk përdorte lëndë narkotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për Krishtlindje na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë”, ka thënë Marie Prenga, bashkëshortja e 49-vjeçarit, baba i 3 fëmijëve.

Ndërsa prindërit e Jan Prengës kanë dëshmuar se djalin e tyre e takuan një ditë para se të rrëmbehej, pasi shkuan për drekë në shtëpinë e tij. Ata thonë se I biri nuk kishte asnjë shqetësim dhe se njërin nga djemtë e kanë të arrestuar në Angli për çështje droge.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura