Dukagjin/ Asgjësohen rreth 32 mijë bimë narkotike, kapet arsenal armësh (FOTO)

Sep 1, 2015 | 22:26
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit deklaron se nga operacioni antikanabis i zhvilluar në Dukagjin, ka bërë të mundur shkatërrimin e 173 parcelave të kultivuara me bimë narkotike dhe kapjen e një arsenali armësh. 

Armet e sekuestruara
Armet e sekuestruara

Operacioni është fokusuar në territorin e fshatrave Plan, Gjurë, Kujë, Temal dhe në tërësi janë asgjësuar me djegie 32.676 bimë.

Në një njoftim të shkurtër për mediat të bërë mbrëmjen e së martës, policia thotë se armët u gjetën afër vendit ku është qëlluar me armë helikopteri i Policisë vitin e kaluar gjatë operacionit antikanabis.

“Sekuestrohen: një pushkë, 4 granata, 1 kallep tritoli 500 gr, 7 karikatore me fishekë, rreth 700 fishekë si dhe pjesë të ndryshme të armëve të tjera. Armët u zbuluan në një shpellë të përshtatur për të qëndruar. Armët të fshehura brenda shpellës në një mur të ndërtuar me gur”,-thotë Policia e Shtetit.

Kontrolli i ushtruar nga policia
Kontrolli i ushtruar nga policia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura