Dueli me Uellsin, Bejli vlen 21 mln euro më shumë se gjithë Shqipëria. Ja sa kushton ekipi i Panuçit

Nov 20, 2018 | 18:00
SHPËRNDAJE

Garet Bejl nuk është kampioni i vetëm që ka ardhur në Shqipëri për të sfiduar Kombëtaren tonë, por ndoshta është një nga më të shtrenjtët. Kujtojmë që vite më parë në eliminatoret e Europianit erdhi me Portugalinë Kristiano Ronaldo dhe pas tij kanë qenë të tjerë që kanë zbritur në tokën shqiptare (yjet e Spanjës). Dhe nëse krahasimin do ta bëjmë për vlerën e kartonëve që kanë futbollistët e të dyja skuadrave, Shqipërisë dhe Uellsit, atëherë nuk ka fare histori.

Sepse Garet Bejl kushton 21 milionë euro më shumë sesa e gjithë Kombëtarja shqiptare (përfshirë të gjithë futbollistët që Panuçi u dërgoi ftesë për dy ndeshjet, pavarësisht largimeve dhe atyre që nuk erdhën). Sulmuesi i Realit të Madridit e ka vlerën në treg 90 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë të gjithë së bashku, duke mbledhur “forcat”, shkojnë 69 milionë euro.

bejli

Sigurisht që yje të tillë shërbejnë për të rritur edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare, për të fituar eksperiencë dhe për të provuar realisht forcën e tyre. Bejl është një lojtar i madh, por jo i pandalshëm. Në kohët e fundit në Madrid ka treguar se është njerëzor dhe me ecurinë e tij ka shqetësuar “galaktikët”. Ai gjithashtu kërkon ta shfrytëzojë momentin në kombëtaren e Uellsit për të rigjetur formën.

Capture

KOMBËTARJA- Sipas portalit të specializuar në llogaritjen e vlerave të kartonëve të futbollistëve “transfemarkt”, futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare është Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Napolit ka kapur vlerën 25 milionë euro në treg, ndërsa i dyti pas tij renditet portieri Tomas Strakosha. Numri një i Lacios vlerësohet 20 milionë euro nga “transfermakt”, edhe pse Igli Tare dhe Lotito do të kërkojnë më shumë nëse dikush troket në dyert e skuadrës bardhekaltër për ta blerë. Pesëshja plotësohet nga Etrit Berisha (5 mln euro), Taulant Xhaka (3 mln euro) dhe Bekim Balaj (1.6 mln euro). Uellsi në total vlen 239 milionë euro, ndërsa lojtari i dytë më i shtrenjtë pas Bejlit është Ramsej (45 mln euro). Xho Alen vlerësohet 18 mln euro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura