Dridhet Barça, PSG-ja kërkon ti “rrëmbejë” mesfushorin

SHPËRNDAJE

Kroatët janë në modë, por këtë herë nuk po flasim për Luka Modriçin. Nëse ky i fundit po kërkon që të largohet nga Reali i Madridit, një tjetër rrezikon që të joshet nga milionat e PSG-së. Të paktën kjo është bomba që lëshon katalanasja “Mundo Deportivo”, e cila nënvizon se PSG-ja dhe Monako janë me mision që nga mëngjesi i djeshëm, për të tentuar blerjen e Ivan Rakitiçit.

ivan rakitici

Por, nëse klubi nga principata del menjëherë jashtë loje, duke qenë se nuk ka objektiva të mëdha në lidhje me kampionatin, apo akoma më shumë me Ligën e Kampioneve, PSG-ja është gati që të investojë bindshëm te një prej nënkampionëve të botës dhe të blindojë në këtë mënyrë repartin e mesfushës. Madje, sipas gazetës spanjolle, një burim që është i mirinformuar me lëvizjet brenda klubit të Barcelonës, vetë lojtari nuk është se ka një dëshirë të çmendur për t’u larguar nga Mesi me shokë, por normalisht që “thesi me parà” që kanë bërë gati për të mund të joshë jo vetëm Rakitiçin, por këdo tjetër.

Rakitic Barca

E thënë ndryshe, flitet për një pagë prej 20 milionë eurosh në vit që PSG-ja është gati t’i ofrojë lojtarit ballkanas dhe për pesë vitet e ardhshme, flitet për një total prej 100 milionësh. Një shifër e tillë do të tundonte edhe futbollistin më besnik, prandaj te Barcelona kanë nisur të shqetësohen realisht. Por, për ta bërë edhe më të madh tensionin në kampin katalanas, është klauzola jo e jashtëzakonshme e prishjes së kontratës që lidh Ivan Rakitiçin me klubin e Josep Maria Bartomeut, duke kujtuar se ajo është “vetëm” 125 milionë euro. Dhe nëse PSG-ja siç po mendon, e derdh këtë shumë në federatën spanjolle, atëherë askush nuk mund ta ndalojë që të nisë hapur bisedimet me menaxherin dhe vetë Rakitiçin. Tani pritet vetëm lëvizja e radhës që do të bëjnë të dyja klubet.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakKurth i Putinit? "Prostitutat e Moskës së viteve ’87 kompromentojnë Trumpin", çfarë rrëfen ish kreu i KGB
Artikulli tjetërLajmi që xhindosi Koçi Xoxen: “Mark Gjon Markaj me 50 burra u fut në fshat e iku pa e kap...”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.