Drejtori i RTSH sulmon votimin në Eurovision: Jam i zhgënjyer, kënga jonë ishte e dyta me klikime

May 25, 2015 | 11:38
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Martin Leka shprehet i pakënaqur me mënyrën se si funksionon votimi në Eurovision.

Martin Leka dhe Elhaida Dani

Në një intervistë për Neës 24 ai tha se kënga e Elhaida Danit ishte e dyta sa i përket klikimeve ndërkohë që çuditërisht në votim doli e 17.

“Ka një problem të madh me Eurovision. Ne e kemi thënë me kohë. Ka diçka që nuk shkon me procesin e votimit dhe gjithë procedurën. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që këtë herë kemi pasur një produkt për t’u admiruar. Kënga jonë është vlerësuar nga kritika. Imagjinoni vende si Austria apo Gjermania me zero pikë. Pra ka diçka që nuk shkon”, tha Leka.

Sipas tij “jam i zhgënjyer nga ky votim, por nga ana tjetër jemi krejt të qetë sepse të gjithë e shohin që ka diçka që nuk shkon. Jemi në vend të dytë me klikime”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura