Drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu zgjidhet “Bleta e Artë”

Dec 29, 2015 | 8:25
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë është vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë” nga kryeministri Edi Rama.

Ogerta Manastirliu
Ogerta Manastirliu

Nderimi si administratore e vitit, Ogerta Manastirliut, iu bë dje gjatë mbrëmjes në eventin gala për vlerësimin e sipërmarrësve më të mirë të vitit, “Bleta e Artë 2015”.

Mbrëmja u zhvillua në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe me mbështetjen e “Biznes Albania” dhe Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

Manastirliu është një tjetër “Bletë e Artë” në radhën e drejtoreve femra të qeverisë Rama. Kujtojmë që me të njëjtin çmim u nderua edhe Brisida Shehaj, drejtorja e përgjithshme e Tatimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura