Detajet/ Amnista e re për makinat, ja cilët pronarë përfitojnë

Jun 27, 2016 | 7:19
SHPËRNDAJE

Pronarët e makinave që nuk kanë paguar taksat për një periudhë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë afat 6 muaj për çregjistrimin e mjetit pa paguar debinë.

MakinaQeveria ka gati draftin e ri që i hap rrugën Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor të bëjë çregjistrimin e këtyre automjeteve dhe të shuajë detyrimet e papaguara, nëse pronarët e mjeteve nuk kryejnë vetë çregjistrimin brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Falja e detyrimeve nga qeveria u kthen të drejtën pronarëve debitorë të rinovojnë lejen e qarkullimit, pasi shumica e këtyre mjeteve nuk ekzistojnë fizikisht.

Veprimet e çregjistrimit do të jenë pa pagesë apo thënë ndryshe pronari nuk do të paguajë detyrimet e prapambetura, por në rast se ai kërkon që të mbajë aktiv mjetin, duhet të kryejë pagesat e 10 viteve.

FALJA Ministria e Financave dhe Ministria e Transportit kanë gati draftin për faljen e detyrimeve të automjeteve që kanë mbi 10 vjet pa paguar taksat.

Drafti është duke u konsultuar me ekspertët e dy ministrive, por ende nuk është përcaktuar afati i miratimit në qeveri. Drafti përcakton që qytetarët kanë afat 6 muaj për çregjistrimin e mjetit pa pagesë, në rast të kundërt çregjistrimi do të bëhet nga Transportet.

“Qëllimi i përgatitjes së projektligjit lidhet me pastrimin e të dhënave të mjeteve të transportit, të cilat për një periudhë 10- vjeçare nuk kanë kryer asnjë transaksion, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete.

Personat e interesuar kanë të drejtë që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transporteve për të kryer pa pagesë veprimet e çregjistrimit, apo në rast se të duan të mbajnë aktiv mjetin, duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve.

Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar të gjitha detyrimet e prapambetura, duke përfshirë taksën e regjistrimit të përvitshëm të makinës, taksën vjetore të qarkullimit, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave.

Nëse brenda 6 muajve personat e interesuar nuk bëjnë çregjistrimin, Drejtoria e Transporteve duhet të kryejë vetë çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore”, thuhet në relacionin e projektligjit.

DETYRIMET

Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Transportit Rrugor janë rreth 100 mijë automjete, të cilat janë jashtë qarkullimit, pasi nuk kanë kryer veprime për pagimin e taksave dhe të kontrollit teknik të mjetit prej 10 vitesh. Bëhet fjalë për mospagim të

DORINA AZO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura