Dorëzimi i 4200 firmave/ Sali Berisha: Anëtarësia e PD përcakton gjithçka, jo përfaqësia. Bardhi mund të shkojë t’i verifikojë! Nuk ka të drejtë në vendimmarrje

Nov 10, 2021 | 23:45
SHPËRNDAJE

Pas dorëzimit të 4200 firmave në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kur Kuvendi thirret nga anëtarësia, dhe ajo përcakton gjithçka dhe jo përfaqësia e partisë.

sali-berisha

Duke folur në emisionin “Opinion”, ish-kryeministri tha se Bardhi apo çdo anëtar i PD-së mund të shkojë dhe të verifikojë formularët, por nuk ka të drejtën e vendimarrjes.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Z Bardhi thotë që keni bërë truk për të shmangur verifikimin nga partia. Keni apo jo 4200 firma?

Berisha: Përshëndes përzemërsisht delegatët e Kuvendit që kanë firmosur. Panelit të nderuar dua ti kujtoj një ligj universal, kur nuk e mbledh përfaqësia Asambleja mblidhet nga anëtarësia dhe ajo përcakton gjithçka. Ka një statut që përcakton kush mbledh Kuvendin. Kur e mbledh anëtarësia, përfaqësia është thjesht anëtarësi. Del vetëm një problem, verifikimi. Cilido, nga stafi i Klan, dhe çdo njeri tjetër ka të drejtën të verifikojë formularët.

Fevziu: Pse jo Basha apo Bardhi?

Berisha: Të shkojë dhe të verifikojë z. Bardhi çfarë të dojë, transparencë po, vendimmarrje jo. Vendimarrja është e atyre burrave dhe grave që kanë vendosur. Transparencë e plotë, vendimarrje zero. E kanë ato në dorë,

Fevziu: Ju jeni të bindur që Kuvendi do mblidhet?

Berisha: Do mblidhet me transparencë të plotë. Këtyre zotërinjve që kanë firmosur grupi i tyre do ti pajisë me mandate.

Fevziu: Kush do ti pajisë?

Berisha: Kur flet anëtarësia, përfaqësia është vetëm anëtarësi.

Fevziu: A mund të rrezikojë PD të degdiset në një betejë ligjore?

Berisha: Pluralizmi përcaktohet me votë. Pakica ka vetëm një të drejtë, të marrë pjesë në Kuvend, të bëjë propozime, të verifikojë çdo mandate. Por të harrojë kush që kur flet anëtarësia merr pushtet përfaqësia.

Fevziu: Nëse Kryesia e çon në gjykatë vendimin?

Berisha: Nuk ka asnjë tagër. Kur flet Kuvendi askush tjetër nuk mund…

Fevziu: Cili është objekti i Kuvendit?

Berisha: Nëse lexon formularin, ai ka objektin pse mblidhet Kuvendi. Do transkriptohet në ndryshime statutore.

Fevziu: Nëse nuk i keni firmat çfarë do ndodhë?

Berisha: Është pretendim i mjeranëve brenda mureve. Janë 4200 dhe 600 të tjera në përpunim e sipër.

Rakipi: A ka një mënyrë të bëni transparente 1800 anëtarë?

Berisha: Nuk do ketë asnjë shmangie nga transparenca. E vetmja gjë që do ketë, të ruajmë numrat e kartave të identitetit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura