“Don Xhoni ka qenë fansi im”- Noizy habit me deklaratën për reperin nga Kosova: E kisha përgëzuar për…

Jan 17, 2022 | 19:20
SHPËRNDAJE

Sherret me reperëve jo vetëm shqiptarë por edhe kosovarë janë bërë diçka normale në botën e muzikës, por me sa duket kohët e fundit disa nga “armiqtë” e dikurshëm po pajtohen me njëri-tjetrin.

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur si Noizy dhe reperi nga Kosova, Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni kanë pasur një përplasje disa muaj më parë në Instagram, por deklarata e fundit e Noizy-t lë të kuptojmë se reperët i kanë sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre.

noizy-don-xhoni

I ftuar në një intervistë në RTV Ora, reperi u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte në të njejtën shtëpi me Don Xhonin.

“Don Xhoni ka qenë një fans i imi në moshë të re, do i kisha bërë pyetje sa vjeç ke qenë? Ke rastisur ndonjëherë në një koncert timin? E kisha përgëzuar për suksesin që po korr, bravo i qoftë”, është përgjigjur Noizy.

Kujtojme se marrëdhënia mes reperave ka qenë e tensionuar dhe disa muaj më parë ata patën një “përplasje” virtuale në rrjetin social Instagram. Dyshja janë ofenduar në mënyrë indirekte nëpërmjet story-ve në llogaritë e tyre personale.

Ishte Don Xhoni që luajti me faktin që njëri nga anëtarët e grupit “OTR”, që ka në krye Noizyn, kishte pëlqyer një video të tij teksa ishte i ftuar në një emision.

“Ju dua të gjithëve që më suportoni pa pushim”, shkroi Don Xhoni krahas videos që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

don-xhoni-stroy

Edhe Noizy zgjodhi Instagramin për t’u përgjigjur duke ndarë disa foto dhe postime të reperit nga Kosova kur ishte një adoleshent dhe ndiqte repin e grupit OTR.

“Kalo ka grupi jonë, se do bëhesh gej. Hajde te idhulli jot, se nuk të ngacmoj, të premtoj”, shkruante Noizy.

noizy-story-1

Postimeve të reperit nga Shqipëria, Don Xhoni i është përgjigjur me anë të një videoje në llogarinë e tij në Instagram.

“Së pari dashuri për të gjithë reperët e vjetër. Unë jam rritur duke dëgjuar Unikatilin, PINT-at, NR-at, në Shqipëri ka qenë Noizy dhe Stresi. Artisti yt ma ka bërë ‘like’ vet o vëlla”, thotë Don Xhoni teksa dëgjohet një grup në sfond duke qeshur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura