“Doli nga ndërtesa i mbuluar me shall gjysmën e fytyrës”, policia italiane kap shqiptarin e shumëkërkuar prej vitesh, pritet të ekstradohet

Jan 24, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

Policia e Riminit, pas hetimeve të hollësishme, për ekzekutimin e një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Tiranës, përmes Interpolit, arrestuan një 32 vjeç shqiptar, i cili prej muajsh ishte në arrati.

policia 123

Shqiptari ishte në kërkim ndërkombëtar që nga Prilli 2019, pasi në Shqipëri ishte dënuar me katër vite burg për dhunimin e një personi.

Si ndodhi ngjarja?

Në vitin 2014, një roje sigurie ndërhyri për të shuar një mosmarrëveshje, ku ishte i përfshirë 32-vjeçari dhe një tjetër person.

Në këtë moment shqiptari mbërtheu një kaçavidë dhe ia nguli në sy duke i shkaktuar një gjakderdhje të rëndë.

Pasi dëgjuan lajmet se njeriu i shumë kërkuar mund të jetonte në qytet, policia filloi menjëherë gjurmimin e tij, duke kryer shërbime të shumta vëzhgimi në disa vende dhe duke vëzhguar njerëzit e afërt të personit në kërkim.

Pas disa ditësh kërkim policia e pa atë të dilte me kujdes nga një ndërtesë në Rivazzurra, me fytyrën e mbuluar nga një shall, në mënyrë që të mos dallohej.

Pasi u bllokua, personi i kërkuar u dërgua në komisariat dhe duke pasur sigurinë se ishte shqiptari 32-vjeçar, u vu në dispozicion të Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Bolonjës për aktivizimin e procedurës së ekstradimit në Shqipëri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura