Dokumenti/ Komisioni i Ministrisë së Sportit kërkon pezullimin nga detyra të kreut të Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi: Është në proces gjyqësor

Jan 25, 2023 | 20:40
SHPËRNDAJE

Komisioni për licencimin e federatave sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka kërkuar pezullimin e Agim Ademit nga posti i Presidentit të Federatës së Futbollit në vend.

agimademiokok

Në letrën e këtij komisioni drejtuar FFK-së, thuhet se është vërtetuar që Agim Ademi është në proces gjyqësor dhe si rezultat i kësaj, federata nuk mund të licencohet, pasi kjo do të binte ndesh me statutin e saj, me ligjet e Kosovës dhe me kodin etik të FIFA-s.

Madje, Komisioni ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv i federatës që të marrë vendim për ta pezulluar Agim Ademin nga pozita e kryetarit deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij, nëse një gjë të tillë nuk e bën vet kreu i FFK-së.

agimademi agimademii1 agimademi2 agimademi3 agimademi4 agimademi5 agimademi6 agimademi7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura