Dokumenti- Emrat/ “Dhanë shpirt në torturat e xhelatëve”, kush janë 26 klerikët e pushkatuar në burgjet komuniste

May 30, 2019 | 14:51
SHPËRNDAJE

Një ndër pjesët më të errëta të historisë së diktaturës komuniste është dhuna ndaj klerit në Shqipëri, kryesisht në Shkodër.

Në vitin 1978, Sigurimi i Shtetit kishte hartuar listat e klerikëve të vrarë, të vdekur në burgje e të tjera kategori të persekutimit të diktaturës ndaj klerit.

Kujto.al, ka zgjedhur dy prej këtyre listave për ti ndarë me lexuesit, marrë nga dosja e Klerit, mundësuar nga Autoritetit i Dosjeve, AIDSSH. Në listën e parë janë emrat e 26 klerikëve që janë ekzekutuar nga diktatura komuniste.

Në listë spikasin emra të njohur të klerit katolik në Shkodër ndër të cilët, Anton Harapi, Çiprian Nika, Ndre Zadeja, Xhovani Fausti, Gjon Shllaku, Engjull Kovaçi, Dede Malaj e të tjerë. Më poshtë botohet dokuenti i Sigurimit të Shtetit i kategorizuar sekret.

Një tjetër liste që gjenden në dosjen e Sigurimit të Shtetit për klerin ështe edhe ajo me emrat e klerikëve që kanë humbur jetën në burgjet komunsite.  Janë 16 klerikë të vdekur në burg të listuar nga sigurimi i shtetit në dokumentin e dhjetorit të vitit 1978.

Ata kanë dhënë shpirt në torturat e xhelatëve komunistë.

Janë emra të spikatur të klerit  përqëndruar gjithashtu në Shkodër. Në listë është Gaspër Thaçi, Klemend Nikaj, Lekë Sirdani, Benardin Palaj etj. Më poshtë botohet dokumenti i plotë.

Burimi: Kujto.al

te-vdekur-ne-burg-lista-768x675 te-pushkatuar-2-696x307 te-pushkatuar-1-768x634 foto-kryesore-696x475

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura