Dokumentet false për në SHBA, flet babai i “Del Pjero”: Arrestimi, pa urdhër prokurori

Aug 2, 2015 | 10:42
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës ka identifikuar tre persona të dyshuar si pjesë e një grupi falsifikatorësh të dokumenteve të ndryshme, përfshirë karta identiteti e pasaporta, që përdoreshin për të udhëtuar
ilegalisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njëri prej tyre eshte edhe Pjerin Brahimaj, babi i te cilit ka folur per “Ora News” duke theksuar se arrestimi i 25 vjeçarit, u bë pa urdhër prokurori dhe se i biri është kërcënuar të firmosë pa lexuar asnjë rresht të fletë arrestit.

Babai i njerit prej te arrestuarve
Babai i njerit prej te arrestuarve

Ylli Brahimaj: “Kur hynë në shtëpi i kërkova urdhrin e prokurorisë për kontroll. Më thanë jo se do vijë letra, por është në të mirën tënde të vijojë kontrolli. Dakort i thashe une, do vije letra? Po vazhdoni kontrollin. Tre letra A4 a nuk e di, i thashe une po prit ta shofim cfare ehste kjo. E mo mire ti me thane po firmose tani se eshte me mire per juve, mos e teproni, se do te marrim edhe ty ee”.

Ai ka thene se nëpërmjet avokatit mbrojtës do të kërkojë paligjshmërinë e arrestimit të djalit të tij, paraditen e 31 korrikut.

Ylli Brahimaj: “Kanë marrë letra boshe, printerin e thjeshtë. Kanë kontrolluar dhe dy muaj më parë. Nëse ka bërë faj do ta dënojnë”.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë arrestuar shtetasit Pjerin Brahimaj, Keldi Beshi dhe Jupiter Brahimi.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në tetor të vitit 2014, në bazë të informacionit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit mbi ekzistencën e një grupi që vepronte në Tiranë në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura