Dokumentet false për në SHBA, arrestohet edhe “Del Pjero”

Aug 1, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës ka identifikuar tre persona të dyshuar si pjesë e një grupi falsifikatorësh të dokumenteve të ndryshme, përfshirë karta identiteti e pasaporta, që përdoreshin për të udhëtuar
ilegalisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1430504560falsifikatoretVendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë arrestuar shtetasit Pjerin Brahimaj, Keldi Beshi dhe Jupiter Brahimi.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në tetor të vitit 2014, në bazë të informacionit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit mbi ekzistencën e një grupi që vepronte në Tiranë në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshëm.

Nga ana Prokurorisë së Tiranës nisën hetimet, të cilat u zhvilluan në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe u koordinuan edhe me një hetim të nisur nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, mbi një tjetër grup, i lidhur me të arrestuarit e sotëm, të cilët janë arrestuar pak kohë më pare me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, për veprën penale të “trafikimit të personave” nëpërmjet dokumenteve të falsifikuar nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

HETIMET

arrestime_2
Në hetimin që po kryente Prokuroria e Tiranës, para disa muajsh janë arrestuar dy persona, pjesëtarë të këtij grupi të dyshuar falsifikatorësh, konkretisht shtetasit Franc (Kujtim) Borova dhe Flamur Dema.

Po ashtu, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës po vijonte hetimin, në bazë të bazë të elementëve provues u procedua me arrestimin në flagrancë të shtetasit Haki Tarja.

Hetimi ka vijuar edhe më tej dhe Prokuroria e Tiranës ka arritur të krijojë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit e arrestuar gjatë ditës së sotme janë pjesë e të njëjtin grup falsifikimi, të cilët kishin si vend për marrjen e porosive në afërsi të qendrës së kryeqytetit, ndërkohë që, gjatë arrestimit të sotëm, u zbulua se një prej bazave të falsifikimit gjendej në shtëpinë e të arrestuarit Pjerin Brahimi.

SKEMA E FALSIFIKIMIT

Hetimet proaktive të kryera në periudhën mars-maj 2015, krijuan një tablo të qartë të ekzistencës së një grupi kriminal, të dedikuar në veprimtarinë e falsifikimit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në formë individuale.

Vendqëndrimi i tyre i preferuar dhe marrja e porosive për falsifikime bëheshin tek një lokal pas Muzeut Kombëtar, kurse falsifikimet kryheshin në një vend ende të paidentifikuar. Element kyç i këtij grupi, si ekzekutor i falsifikimeve, u identifikua shtetasi Pjerin Brahimaj, alias “del Pjero, dtl. 1990.

Porositë për falsifikime merreshin nga të hetuarit e tjerë Keldi BESHI, Jupiter BRAHIMI (xhaxhai i Pjerinit) dhe Haki TARJA, të cilët mbanin kontakte me klientë të ndryshëm, që ishin të interesuar për falsifikimin e dokumenteve.

Këta të fundit mbanin lidhje dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin sa herë ishte nevoja, por të ardhurat i arkëtonin veças, për llogari të gjithësecilit. Ndërkohë, personi që ekzekutonte porositë, vetë ose përmes personave të tjerë, dhe që punonte për llogari të të treve, ishte i hetuari Pjerin Brahimaj.

Nga ana tjetër, ky i fundit mbante edhe klientë të cilët e kontaktonin drejpërsëdrejti, pa ndërmjetësinë e të hetuarve të tjerë. Në të njëjtin rol del edhe i hetuari Franc Borova, por ai punonte për Keldi Beshin, ose për llogari të klientëve që i siguronte vetë.

Në hetimet paralele për çështje të ndryshme që po zhvilloheshin nga Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria për Krime të Rënda, rezultoi se ndërmjet personave nën hetim nga dy prokuroritë kishte lidhje “biznesi”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se të hetuarit nga Prokuroria e Tiranës falsifikonin dokumenta të ndryshëm, si dokumente pronësie, diploma shkollore, karta identiteti ose pasaporta për qëllime të ndryshme. Një pjesë e dokumentave të identitetit të fallsifikuara përdoreshin nga persona të ndryshëm, të cilët synonin të largoheshin nga Shqipëria.

SKEMA E TRAFIKIMIT

Për t’i ndihmuar këta shtetas të largoheshin nga vendi ynë, kryesisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte i organizuar një grup tjetër, i cili nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me grupin e falsifikatorëve, por mbanin kontakte për persona të ndryshëm që donin të largoheshin.

Grupi i “trafikimit të personave” për në SHBA është hetuar nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe tashmë janë nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Për këtë grup, nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, janë bërë publike të dhëna pak kohë më parë, ku ishin të përfshirë të paktën 5 shtetas, konkretisht: Bajram Xhaja, Kujtim Emiri, Xhelil Alla, Sofie Pepaj dhe Mihal Gjoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura