“Dokumentet e Bardhit shkatërruan…”- Berisha: Me vendime gjykatash të varura tyre, klani Rama tenton të rrëzojë faktet se Olsi Rama është eksponent kryesor i grupit Xibraka

Mar 28, 2024 | 22:35
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berishës është shprehur se dokumentet e paraqitura nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, kanë shkatërruar atë që e quan ‘klani mafioz Rama’.

berisha olsi bardhi xibraka

Berisha, në postimin e tij në Facebook shprehet se për të rrezuar dokumentet e dosjes së prokurorisë që faktonin se Olsi Rama është eksponent kryesor i grupit Xibraka, klani mafioz Rama paraqiti si argument të vetëm: Vendimin e gjykatave të varura prej tij që kanë dënuar dokumentet zyrtare si shpifje dhe fletërrufe anadollake e shkruar nga Rama  “fajin e ka Saliu”.

Postimi i Berishës:

Tmerr nga dokumentet në Opinion!

Miq, po ndjek opinionin.

Efekti i dokumenteve zyrtare të dosjes hetimore që paraqiti Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shkatërruan sonte klanin mafjoz Rama.

Për të rrezuar dokumentet e dosjes së prokurorisë që faktonin se Olsi Rama është eksponent kryesor i grupit Xibraka, klani mafioz Rama paraqiti si argument të vetëm:

1- Vendimin e gjykatave të varura prej tij që kanë dënuar dokumentet zyrtare si shpifje

2- Fletërrufe anadollake e shkruar nga Rama  “fajin e ka Saliu”

Së fundi dëshmitari i hobeve të Olsi Ramës, Batoni që sonte meriton plotësisht të quhet Baton Rama.

Mjerim, mjerim për ata që dokumentet zyrtare kërkojnë t’i mbulojnë me koprolali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura