Aksident në Librazhd/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, raportohet për një të lënduar  

Apr 27, 2024 | 19:53
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku raportohet për një të lënduar.

aksident-ne-Librazhd1-624x450

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, ku dy mjete, një tip Benz dhe një Toyta, janë përplasur kokë më kokë, dhe për pasojë një i ri ka marrë lëndime dhe është transportuar për në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhje  e rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura